Policia ka zbuluar një rast karakteristik në qytetin Negotinë në Maqedoninë e Veriut.
Një vajzë 27 vjeçare ka hapur 60 profile të rrejshme me fotografi të personave nga ky qytet, prej ku ka shpërnda lajme për jetën e tyre.
Rasti është zbuluar nga Nadica Funduki, avokate e njohur në Negotinë, bashkëshorte dhe nënë e fëmijëve.
Ajo ka qenë një nga “viktimat” e 27 vjeçares, kur një profil në facebook me emrin e saj ka kërkuar “ndihmë” nga familjarët bashkëqytetarët,
sepse pasii “janë përhapur fotografi intime në internet, askush nuk e ka angazhuar si avokate”.
Të gjitha këto kanë qenë gënjeshtra të përhapura nga “maniakja” 27 vjeçare në fjalë, sepse siç ka rrëfyer avokatja
Funduki për “Fokus”, ajo asnjëherë nuk ka shfrytëzuar facebook. “Nuk i parapëlqej rrjetet sociale, asnjëherë nuk kam shfrytëzuar facebook”, ka deklaruar avokatja Funduki.
Ajo ka sqaruar se me mashtruesen 27 vjeçare njëherë është takuar në gjykatë. Kaq i ka mjaftuar që të hapë profil në emër të saj dhe të fillojë të përhapë lajme të rrejshme.
Njësoj ka vepruar edhe me profilet tjera, duke shfrytëzuar të dhëna të personave për të cilët ka poseduar disa informacione dhe me to ka manipuluar, transmeton gazeta Lajm.
“Në jetën time unë asnjëherë nuk kamë përdorë rrjete sociale, nuk kam profil në asnjë platformë. Thejshtë këshut funksionoj dhe këtë e dinë të gjithë që më njohin.
Mbrëmjen e 29 janarit, filloi të më bie zilja e telefonit dhe me këtë filloi golgota ime dhe e familjes ime.
Paraqiteshin familjarë dhe miq të mi, duke më pyetur s si munden të më ndihmojnë”, transmeton gazeta Lajm rrëfimin e avokates Funduki.