Një plak nga Nju Jorku dëgjonte zëra të çuditshëm në tavanin e dhomës së saj të gjumit dhe, një ditë vendosi t’i ftojë mirëmbajtësit e shtëpive që ta hapin plafonin.
Më herët, Frida Turkmenili (66), kishte parë disa bletë në dhomë dhe i kishte ftuar edhe bletarët, që ta hetojnë rastin, se nga po i vinin ato.
Kur e hapin një pjesë të tavanit, vërtetë u desh të intervenojnë bletarët.
“Ajo që u shfaq, sapo e hapëm tavanin, ishte tmerruese.
Në tavan u krijua një re me bletë dhe, vetëm atëherë e kuptova se nga vinte zhurma, përse kohë pas kohe paraqiteshin bletët në dhomë, kur disa herë edhe më kanë thumbuar.
Megjithatë, kurrë nuk më ka shkuar mendja se ato kishin krijuar folenë e tyre mbi kokën time”, është shprehur plaka njujorkeze.
Eksperti i bletarisë, Entoni Planakis, ka deklaruar se në tavan kishte rreth 40 mijë bletë, të cilat i ka mbledhur me thithëse pluhuri dhe ia ka dorëzuar një bletari aty afër.