E kishte fshehur në vendin e pazakontë! Gruas që do të takonte burrin e saj në burg, i gjendet telefon

Një rast i futjes së sendeve të palejuara është kapur nga policia e burgjeve në Burgun e Rrogozhinës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se një grua që do të takonte bashkëshortin e saj, i është kapur një telefon, i cili dyshohet se do t’i jepej të dënuarit.

Burgjet bëjnë me dije se grùaja e kishte fshehur aparatin telefonik në pjesën e pasme të pulpës së mbështjellë me fasho farmaceutike, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit.

Ndërsa takimi është pezulluar dhe telefoni është bllokuar, ndërsa janë njoftuar autoritet e tjera për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Burgjeve:

Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara (telefon) në IEVP Rrogozhinë

Në IEVP Rrogozhinë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e një telefoni celular në regjimin e brendshëm të institucionit.

Gjatë kontrollit të shtetases B. D., e cila kishte ardhur për takim me bashkëshortin e saj, të dënuarin F. D., u zbulua një telefon celular tip “Samsung Smart”, me ngjyrë të zezë, i fshehur në pjesën e pasme të pulpës së mbështjellë me fasho farmaceutike, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit.

Menjëherë u pezullua takimi.

U mbajt procesverbal për bllokimin e sendit.

U njoftuan drejtuesit e institucionit.

U vu në dijeni Specialisti i SHKB për vijimin e veprimeve hetimore.

Paralelisht, po ushtrohet kontroll në ambientin ku është i akomoduar i denuari.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdpbsh%2Fposts%2Fpfbid02C4peCwXKuY87gLkHJanPkxdvW99dJ3ReNiBKEkdwQi48oLhKFH1PhAJkkdod7L4el&show_text=true&width=500