E mbγtën dhe trupin ia hόdhën në rezervυarin e Maliqit, arrestohet e dαshυra e 26 vjeçarit, akuzohet si bashkëpυnëtore në krίm

Policia e Korçës ka arrestuar këtë të premte Martina Pajollari, e dashura e 26 vjeçarit Martin Çeço, i cili u vra në muajin  qershoor të këtij viti. Sipas burimeve policore, Pajollari dyshohet  si bashkëpunëtore në vrasjen e Martinit.

Bëhet me dije se Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se Pajollari ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës.

E reja dyshohet se ka qenë edhe në një lidhje të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori i vrasjes.

Të tre autorët në bashkëpunim me njëri tjetrin e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, trupi i të cilit u gjet nga banorët e zonës disa ditë pasi familja e viktimës e denoncoi të humbur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *