Një burrë në Indonezi vrau fqinjin e tij pasi e pyeste vazhdimisht se përse nuk ishte i martuar, tha policia.
45-vjeçari Parlindungan Siregar, sulmoi 60-vjeçarin Asgim Irianto, me një copë druri rreth orës 20:00 më 29 korrik. Incidenti ndodhi në Tapanuli Selatan në veri të Sumatrës.
Ndihmëskomisionerja e policisë Maria Marpaung tha më 31 korrik se Irianto doli jashtë pasi Siregar e sulmoi, por u rrëzua pasi u godit në kokë. Siregar vazhdoi ta godiste derisa fqinjët e tyre ndërhynë.
Ata e çuan Irianton në një qendër shëndetësore të komunitetit lokal, por ai vdiq rrugës.
Siregar u arrestua pak më vonë dhe pranoi se kishte komplotuar vrasjen e fqinjit të tij.
“Ai ishte i vendosur të rrihte për vdekje zotin Asgim për shkak të talljeve të shpeshta për statusin e tij beqar”, deklaroi policia.
Policia tha se fqinjët nuk kishin një marrëdhënie aq të mirë me autorin.