Zbulohet misteri i kufomës së gjendur të m asakru ar në copa, të gjetur në një lum të Venetos, në Italinë e Veriut.
Sipas autoriteteve policore të Rovigos, bëhet fjalë për Shefki Kurtin, një pensionist 72-vjeçar me origjinë nga Durrësi, i cili prej vitesh banonte në Badia Polesine, një qytezë me rreth 10 mijë banorë në afërsi të Rovigos.
Detajet e gjetjes së ku fomës janë ma k abre. Sipas mediave italiane që raportojnë ngjarjen, autoritetet u vunë në al arm rastësisht,
kur disa punonjës të specializuar në mbarëvajtjen e lumit Adigetto sinjalizuan një këmbë njeriu që po pengonte sistemin e filtrimit të ujit.
Policia gjeti më pas edhe katër pjesë të tjera, që sipas tyre janë hedhur të paktën 10 ditë më parë në lum.
Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi makabër, dhe forcat policore po hetojnë mbi të kaluarën e shqiptarit, që prej kohësh gëzonte pensionin në vendin fqinj.