Këngëtari Nolan Neal, i cili konkurroi si në “America’s Got Talent” ashtu dhe në “The Voice”, ka vdekur në moshën 41-vjeçare.
Zyra e ekzaminimit mjekësor në Nashville tha se këngëtari Neal ndërroi jetë të hënën, por shkaku i vdekjes së tij nuk dihet.
Një zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitan Nashville konfirmoi gjithashtu për Page Six se policët morën një telefonatë më 18 korrik rreth orës 20:17, ku u tha se një person rezulton i vdekur. Më pas u identifikua viktima që ishte pikërisht Nolan Neal Seals.
“Shoku i dhomës së Nolan Neal deklaroi se e pa këngëtarin të pajetë pasi mori një telefonatë nga nëna e viktimës, e cila ishte e shqetësuar pasi nuk kishte patur asnjë kontakt me të birin”.
“Viktima thuhet se luftoi me abuzimin e substancave.”
Tashmë pritet një raport zyrtar i autopsisë.
Ai foli më parë për historinë e tij me abuzimin e substancave në një intervistë. Ai ka qenë në rehabilitim vite më parë.
Nolan Neal ka qenë pjesëmarrës në “The Voice” dhe “America’s Got Talent”.
Ai performoi një këngë të titulluar “Lost” dhe mori një ovacion të madh nga turma dhe të gjithë anëtarët e jurisë.
Nolan Neal do të mbahet mend për perfomancat e tij.