E RËNDË/ Gomones iu ρrishën motorët, gjenden të pajetë 7 emigrαntë

Shtatë persona janë gjetur të pajetë pranë plazheve të Mesdheut në jug të Spanjës. Sipas autoriteteve spanjolle mësohet se shtatë personat dyshohet të jenë emigrantë të ardhur me gomone nga Algjeria.

Kujtojmë se fundjavën që lamë pas rrojet bregdetare spanjolle shpëtuan një emigrant rreth 30 milje nga bregu i Alicantes.

21-vjeçari tha se po udhëtonte me një grup prej rreth 15 personash kur gomones iu prishën motorët dhe emigrantët e tjerë u zhdukën nën ujë.

Të dielën policia spanjolle gjeti edhe tre trupa të pajetë, një burrë, një grua dhe një fëmijë, pranë plazheve të Pilar de Horadada në Alicante,

ndërkohë po në të njëjtën ditë autoritetet u njoftuan dy trupa në ujërat e San Javier në Murcia, ndërsa dy trupa të tjerë u zbuluan në brigjet e Alicante dhe Murcia ditën e sotme.