E rëndë! Mbγtet në liqen 21-υjeçari, shokët u hodhën ta ndihmonin por pa sυkses

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pasi u mbyt në liqenin e Bolsena-s në Viterbo.

I riu, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte baba shqiptar dhe nënë italiane.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai u mbyt para shokëve të tij. Një mik i tij, ka thënë se kur pa që i riu nuk po dilte u zhyt për ta ndihmuar, por pa sukses.

Më pas u desh ndërhyrja e polumbarëve për ta nxjerrë nga uji trupin e pajetë.

Tashmë do të jenë autoritetet italiane që duhet të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të përcaktojnë dinamikën e saj.

Grupi i shokëve që ishte me shqiptarin janë shokuar nga tragjedia që ndodhi para syve të tyre.