Një 26-vjeçar në Greqi ka mbetur i vdekur pas një incidenti në ashensor.
Sipas informacioneve të ERT, i riu pak pas mesnate, ka tentuar me një karrocë transporti të zbresë një frigorifer me ashensor, por për arsye të panjohura
deri më tani nga turbulencat që kanë ardhur nga lëvizja e ashensorit, frigoriferi i ka rënë sipër trupit, duke i shkaktuar vdekjen.
Forcat Zjarrfikëse kanë arritur ta nxjerrin atë, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.