E rëndë! Vdes trag jikisht 5-υjeçari, u helmua nga heΙiumi i tullumbaces

Një djalë pesë vjeçar ka vdekur nga helmimi me helium pasi u përpoq të futej brenda një tullumbace dinosauri me të njëjtën madhësi si ai.

Karlton Noah Donaghey donte të futej brenda tullumbaces për të surprizuar familjen e tij.

Nëna e tij Lisa Donaghey, 43 vjeçe, e gjeti atë në dyshemenë e shtëpisë me tullumbacen me helium mbi kokë dhe qafë.

Fëmijës iu dha ndihma e parë në vendngjarje përpara se të transportohej me helikopter në spital për trajtim urgjent.

Ai kaloi gjashtë ditë në kujdes intensiv përpara se respiratori i tij të fikej më 29 qershor.

Mamaja e tij tha se tullumbacin gjigant ia kishin blerë gjatë pushimeve në një park lojërash pasi ai ishte fëmijë shumë i mirë dhe i sjellshëm.