TIRANË- Është gjetur në një banesë Ersida Dyrmishi, e cila rezultonte e zhdukur prej 25 korrikut 2022.
Nëna e dy fëmijëve është gjetur në një banesë në Spitallë të Durrësit dhe ka deklaruar se është mbajtur peng gjatë gjithë kësaj kohe.
E reja u shpall e zhdukur pas denoncimit të familjarëve të saj se Ersida ishte larguar prej 25 korrikut nga banesa dhe që nga ajo ditë nuk kishin pasur më kontakte.
Bashkëshorti i saj njoftoi policinë si dhe fotoja e gruas së zhdukur ishte shpërndarë në rrjete sociale për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Policia ka arrestuar për pengmarrjen e saj, Marius Musaku, të cilin e akuzon se e mbante nën kërcënim të mbyllur në banesë.
Ai është arrestuar në flagrancë dhe do të akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.
Musaku nga Lushnja ishte emër i njohur nga policia si person me precedentë të mëparshëm penalë për akuzën e “pengmarrjes”.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë ngjarje.