EMRI/ Vritet me kaçaνidë shqiρtari në Itali, autor i ngjarjes një bαshkatdhetar

Një 47-vjeçar shqiptar është vrarë me kaçavidë në Itali.

Mediet italiane shkruajnë se fillimisht u raportua për aksident rrugor, por më vonë u konstatua se plagët që kishte marrë shqiptari Ilir Dervashi nuk ishin shkaktuar nga aksidenti.

Ai ishte goditur disa herë me thikë në bark.

Ngjarja ka ndodhur në Bolonjë.

Autor i dyshuar i ngjarjes është drejtuesi i makinës, 34-vjeçari shqiptar Mirri Gura, i cili është arrestuar me akuzën e vrasjes.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit, në shtrirjen e autostradës drejt Bolonjës, e cila kalon përgjatë rrethit Navale.

Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një “Renault Capture”, u përplas me një makinë tjetër dhe përfundoi në një fushë.

34-vjeçari është nxjerrë i padëmtuar. Por Dervashi ishte tashmë i vdekur.

Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime. Policia rrugore menjëherë ka lajmëruar prokuroren publike në detyrë, Michela Guidi.

Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë shpërthyer një debat, për arsye ende të paqarta.

Në zemërim e sipër, Gurra ka marrë kaçavidën dhe e ka qëlluar 47-vjeçarin disa herë në bark.

Në këtë fazë, ai mund të ketë humbur kontrollin e makinës dhe më pas ka dalë nga rruga.

Gurra, në përfundim të hetimeve, u arrestua për vrasje dhe u dërgua në Dozza. Ai nuk tha asnjë fjalë, as oficerëve dhe as magjistratit. Në makinën e aksidentuar nuk u gjet drogë. Policia po heton marrëdhënien mes dy burrave dhe arsyen që shkaktoi debatin i cili përfundoi me tragjedi./Albeu.com