Prokuroria e Posaçme ka marrë autorizimin nga GJKKO për kontrollin e telefonit të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se agjentët e BKH kanë shkuar në banesën e Veliajt për të kryer kontroll në telefonin e Xoxes, ndërsa kujtojmë se Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, dosjen 5D, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen.