Fotot e dy shqiptarëve që u υranë në Athinë, njëri u ekzekυtua nga ρolicia

Mediat greke kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve të cilët mbetën të vrarë mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Bëhet fjalë për Andon Dhimitraq Tefi dhe Armando Lamaj, 48 dhe 46 vjeç.

Tefi me origjinë nga Korça sipas asaj që raportohet nga mediat vendase është identifikuar edhe si Adil Tefa ndërsa Armando Lamaj, si Gëzim. A, identitet të cilat i përdornin në Greqi.

Tefa është vrarë nga efektivi i policisë, i cili iu kundërpërgjigj pasi shqiptari nisi të qëllonte me armë zjarri.

Ngjarja nisi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, disa persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përplasën me drejtuesin e një motoçiklete,

i cili mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua nga drejtuesi i mjetit “Mercedes” Adil Tefa, por gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ndërroi jetë në spital.