Gazetari shqiptar bën dekΙaratë kundër Elvis Naçi: Ai ka vilë, spitαΙ dhe po ρasurohet me lekët e shqiρtarëve ja ku i gjen…

Hoxhë Naci zgjodhi emisionin e Shpëtim Deskut, drejtuesit të emisionit “N’ Kosove Show”, për të treguar për publikun e gjerë shtëpinë ku banon.

Dhe me këtë rast tregoi banesën e tij të vjetër familjare të kohës së komunizmit, në Rrugën “Ali Demi”, në Tiranë, të përbërë nga një dhomë e një kuzhinë.

Në fakt, ky apartament dhe ai përballë tij, janë në pronësi të vëllait të Hoxhë Elvisit.

Hoxhë Elvisi jeton në këtë shtëpi trekatëshe (vilë) që shikoni në fotografi, në zonën e quajtur “Fresku” në Tiranë, në anë të Xhamisë së Artë.

Në këtë xhami Hoxhë Elvisi bën tani videot me ligjërata për xhematin e Youtube. Vila dhe xhamia janë ndërtuar dhe kanë pasur si pronar z. Hergys Rreli,

pikërisht pronarin e Spitalit “Continental” të blerë nga hoxha i nderuar që tregon se ky transaksion financiar ka qenë shumë më i ndërlikuar se sa duket.

Aq më tepër kur të dhënat financiare të spitalit tregojnë se ai ka humbje në masën mbi një million euro.

Cili fondacion bamirës ble 350 mijë euro një spital që është me humbje, pra nuk jep të ardhura, aq më tepër kur shitja nuk përfshin as ndërtesën, as truallin, që i përkasin një pronari tjetër, i cili i kishte dhënë me qera që të ushtrohej veprimtaria e spitalit?

Kuptohet ai që po bën bamirësi ndaj shitësit. Pra del që Hoxha I nderuar ka blerë për 350 mijë euro borxhet e spitalit në masën një milion e njëqind mijë euro si dhe pajisjet e tij.

Një blerje krejt pa leverdi. Kuptohet përveç rastit kur këtë e bën dikush që me këtë shitje mbulon marrëveshje të tjera.

E thënë më thjesht, vila ka shkuar si pako me këtë shitje, me kontratë të rreme qeraje afatgjatë, deri kur të bëhet shitja në emër të ndonjërit nga djemtë e hoxhës.

Në njëfarë mënyre edhe xhamia, që zyrtarisht duhet të jetë pronë e Komunitetit Mysliman, por që duket se është ende nën kontrollin e ndërtuesit të saj, meqënëse Elvisi e mori atë pako bashkë me vilën.

Këto janë një pjesë e vogël e pasurisë së hoxhës së nderuar. Të tjera do të tregoj më vonë. Sesi I përdor hoxha i nderuar paratë e dhuruara, apo të donatuara siç thotë ai.

Në fotografinë bashkëngjitur do të shikoni pamjen e pjesshme të vilës ku banon Hoxhë Elvisi, të mbuluar pjesërisht nga Xhamia e Artë, që tani është xhamia personale e tij.