Gazetari zbardh të tjera detaje të rënda : Ja çfarë gëΙΙtiti 32-vjeçari në mόmentin e ndalimit nga Ρolicia

Laer Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Policia tha se 32-vjeçari u ndje keq dhe u dërgua në spital ku humbi jetën, ndërsa në deklaratën e Traumës thuhet se Kurti ka shkuar në spital i vdekur.

Gazetari Eni Ferhati ndau detaje të reja nga ngjarja e të mërkurës në mbrëmje. Në rrugë jo zyrtare është konfirmuar se ka dyshime që në momentin e ndalimit 32-vjeçari mbante me vete një sasi lëndësh narkotike që e ka gëlltitur.

Ai sqaroi se Kurti ishte me precedent penal dhe akuzohej për falsifikim monedhash.

“Kam komunikuar me avokatin e tij i cili më ka konfirmuar se në Apel pritej që të merrej pafajësia lidhur me këtë akuzë. Sipas avokatit të tij, viktima Lear Kurti në të kaluarën ka qenë pjesë e një procedimi penal për shitje të lëndëve narkotike,” – u shpreh gazetari.

Burime pranë komisariatit nr.3 kanë konfirmuar se 32-vjeçari është në listën e personave kontingjent sa i takon skedarëve që administron Policia e Shtetit.

Ferhati tregoi se familjarët u paraqitën rreth orës 12:00 të së premtes për të tërhequr trupin pranë morgut ku i është bërë dhe ekspertiza mjeko-ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes.

Dëshmi të të afërmve të Kurtit tregojnë se ai vuante nga epilepsia dhe më herët ka pasur shqetësime të tjera ku ka marrë mjekim në spital.

Megjithatë këto janë deklarime që janë në fazën e hetimeve paraprake dhe duhet të hetohen nga Njësia e Mbikëqyrjes Policore.