Goditja e mαdhe i “erdhi nga brenda”, gαzetarja e njohur jep detaje nga dëshmia e të fejυarës së Edmond Haxhisë për vrαsjen e Ardian Nikulajt

Partnerja e Edmond Haxhias ka dëshmuar se takimet me grupin britanik që akuzohen se janë angazhuar në vrasjen e Ardian Nikulajt, janë zhvilluar në shtëpinë e të fejuarit të saj.

Gazetarja Aida Topalli, në një intervistë për Euroneës Albania, tregoi pjesë nga dëshmia e të fejuarës së Edmond Haxhias që dekonspiroi vrasësit e Ardian Nikulaj.

Ajo tha se vajza është marrë në pyetje nga policia dhe ka treguar takimet zhvilloheshin në shtëpinë e Edmond Haxhisë në Kakarriq të Lezhës.

“Bëhet fjalë për të fejuarën zyrtare të Edmnond Haxhisë. Ajo ka dhënë detaje mjaft të rëndësishme, ka konfirmuar për shtetasin portugez, duke thënë që e ka takuar në shtëpinë e të fejuarit në Kakarriq, kanë shkuar në Shkodër së bashku, kanë shkuar në Tiranë së bashku ku dhe kanë blerë motorin e përdorur në krim. Ka konfirmuar edhe fytyrat e shtetasve britanikë, por ajo kryesisht ka konfirmuar vrasësin”, tha gazetarja.