HeΙmohen 5 vajza në jug, kishin ngrënë drekë në një lokal në Radhimë

5 turistë të huaj dyshohet se janë helmuar ditën e sotme.

Ata kishin shkuar për pushime në Vlorë dhe vendosën të konsumonin drekën në zonën e Radhimës.

Sipas mediave raportohet se ata u ndjenë keq dhe vendosën të paraqiten në spital me shenja helmimi.

Nuk dihet ndërkaq se ku kanë përfunduar inspektoriatet shtetërore e sidomos AKU e cila në këtë sezon vere me temperatura kaq të larta nuk duket askund.