Tiktokeri Kozak Braçi ka reaguar pasi ministri Taulant Balla publikoi një video ku ai shfaqet duke hedhur një kanaçe në det dhe kërkoi ndëshkimin e tij me gjobë.
Përmes një reagimi në InstaStory, Kozaku deklaroi se videoja është regjistruar më shumë se dy vite më parë gjatë një vlogu në Mykonos të Greqisë dhe jo në Shqipëri.
Sipas tij, kanaçja është marrë menjëherë pas xhirimit nga shoku që e shoqëronte, ndërsa pretendon se ky i fundit është gjobitur nga autoritetet greke për veprimin.
“Kjo video është bërë në Mykonos para dy vitesh e ca. Kanaçen e mori direkt shoku im pas xhirimit dhe ai ka paguar edhe gjobë për këtë”, shprehet Kozaku në reagimin e tij.
Ai shton se vendndodhja e videos mund të verifikohet edhe nga pamjet ku shfaqen jahtet në zonë.
Megjithatë, Taulant Balla ka theksuar se personazhi i njohur i TikTok duhet të gjobitet pavarësisht vendit apo kohës kur është filmuar videoja.