Të shtëna me armëzjarri janë regjistruar në fshatin Çepe të Belshit dhe shkak është bërë një konflikt mes dy bashkëfshatërëve për motive pronësi.
Policia bën me dije se shtetasi D.H, 37-vjeç, , gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç,
banues në fshatin Çepe, Belsh, dyshohet se ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.