I komplimentoi të dαshυrën! Shqiptari ‘çmendet’ dhe qëΙΙon kamarierin me ρistoletë

Një 33-vjeçar shqiptar që kishte qëlluar me armë drejt një kamarieri pasi ky i fundit i komplimentoi të dashurën është arrestuar në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në qershor jashtë një lokali në qendër të Anzios.I arrestuari është një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i gjurmuar në Riccione, shkruajnë mediet italiane.

Hetimet u kryen nga Karabinierët e Njësisë së Hetimit të Grupit Frascati dhe Compagnia di Anzio, nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Velleteri.

Shqiptari goditi kamarierin në kofshë rreth orës 03:30 më 19 qershor. Ai mbeti i plagosur, por episodi mund të kishte pasoja më të rënda, sipas hetuesve.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, i dyshuari nxori armën nga çanta dhe e qëlloi kamarierin pas komplimenteve që ky i fundit i bëri të dashurës së tij.

Shqiptari akuzohet për tentativë vrasjeje. Ai u gjet i fshehur në një banesë ku jetonin disa bashkatdhetarë në zonën e Rivierës Romagna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *