Mbrëmjen e sotme, një burrë nga Shkodra ka denoncuar në emisionin “Pa gjurmë” në Report Tv ikjen e gruas së tij bashkë me dy fëmijët.
Elton Beqiri tregoi se si gruaja iku në Gjermani pa ia treguar burrit destinacionin e saj.
Ajo i kërkoi prokurën e fëmijëve dhe ai ia ka dhënë.
Mirëpo, me të arritur atje, 4 vite më parë, ajo i ka fikur telefonin dhe nuk ia ka hapur më.
Ai tregoi në emision: Më kanë marrë vetë fëmijët, kam folur.
Ajo nuk donte të fliste”. Ai ka vajtur vetë në Gjermani në kërkim të fëmijëve, por u përball me surprizën e hidhur.
Pasi u fut në Facebook për t’i shkruar për ta takuar, ai vuri re se gruaja e tij ishte martuar me një pakistanez dhe kishte ndryshuar edhe emrin.