Izraeli prej disa mujash ndodhet në gjendje lufta teksa Këshilli i Sigurisë Kombetare të shtetitka lëshuar alarm dhe ngritur nivelin e vigjilencës në 80 vende për shtetasit izraelitë.
“Që nga fillimi i luftës, ne kemi identifikuar përpjekje të shtuara nga Irani dhe përfaqësuesit e tij, duke përfshirë fraksionet e Hamasit dhe Xhihadit Global, për të dëmtuar objektivat izraelitë dhe hebrenj në mbarë botën,” deklaroi Këshilli i Sigurisë Izraelite në një deklaratë per mediat.
“Në të njëjtën kohë, ka një rritje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme të nxitjeve, tentativave për sulme dhe manifestimeve të antisemitizmit në shumë vende,” thuhet në deklaratë.
Thekosjmë se mbi 80% e paralajmërimeve të reja të kërcënimit pasqyruan një rritje fillestare të rrezikut në vendet e Nivelit 1, ku “këshillohen masat paraprake bazë, në nivelin 2, ku udhëtarët duhet të marrin “masa të shtuara paraprake”. Janë konsideruar si shqetësuese vendet e mëdha perëndimore: Mbretëria e Bashkuar dhe Australia ishin në atë listë, si dhe 17 vende në kontinentin evropian si Gjermania, Franca, Suedia dhe Holanda.
Ndërkohë vendet ku ekzistonte një kërcënim më serioz si Afrika e Jugut, Eritrea, Uzbekistani, Kazakistani, Kirgistani dhe Turkmenistani janë ngritur në një kërcënim të Nivelit 3, i cili rekomandon marrjen në konsideratë vetëm të udhëtimeve thelbësore.
Regjimi i Izraelit ka futur edhe Shqiperinë në listën e vendeve me kërcënim të Nivelit 3 nga vende të Nivelit 1. Ata u kanë kërkuar qytetarëve të tyre që të shtyjnë për një kohë tjetër udhëtimin për në vendet e Lindjes së Mesme, si dhe ato që kufizohen me Iranin dhe disa vende myslimane në Azi.
