Izraeli po investon në Shqipëri? Ja çfarë thotë ish agjenti i CIA-s

GREQI – Ish-agjenti i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se qytetarë izraelitë po blejnë në masë pasuri të paluajtshme në Shqipëri, Greqi dhe Qipro, si një masë paraprake në rast përkeqësimi të situatës në Lindjen e Mesme.

Gjatë një interviste për mediat, ai theksoi se kjo prirje nuk lidhet vetëm me investime ekonomike, por me krijimin e një “strehë të sigurt” për emergjenca të mundshme.

“Në pesë vitet e fundit, izraeIitët kanë qenë blerësit kryesorë ndërkombëtarë të pasurive të paluajtshme në Greqi,” u shpreh Kiriakou.

Sipas tij, fenomeni është veçanërisht i dukshëm në Greqi dhe Qipro, ku përveç blerjeve të pronave, po zhvillohen edhe struktura që synojnë të mbështesin komunitetet izraelite në rast zhvendosjeje.

Kiriakou paralajmëroi se rritja e kërkesës nga investitorët e huaj po ndikon në rritjen e çmimeve, duke e bërë më të vështirë për vendasit në Shqipëri, Greqi dhe Qipro të blejnë prona.

Ai shtoi se këto zhvillime lidhen drejtpërdrejt me pasiguritë që vijnë nga konflikti në Lindjen e Mesme, duke nxitur plane alternative për zhvendosje në rajonin e Mesdheut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.