Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se do ta hedhë në gjyq deputetin gjerman Gunther Krichbaum, i cili ishte në një vizitë dy ditore në Tiranë dhe sot mbrojti SPAK-un.
Në procesin kundër Berishës duke komentuar debatin rreth imunitetit që pretendon ish-kryeministri, ai tha se akuzat janë mjaft të forta. Zëdhënësi i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, Gunther Krichbaum i tha Berishës se imuniteti nuk është një privilegj.
Këtë dhe deklaratën e tij për gjyqin e vulës së PD-së, Berisha nuk i priti aspak mirë duke aluduar se mund të jetë paguar dhe njoftoi se do ta çojë në gjyq.
“Deputeti Gunther Krichbaum është paraqitur sot si turpi i deputetit si turpi i institucionit që përfaqëson. Deputeti Krichbaum në një mashtrim publik para shqiptarëve ka mbrojtur veprimin, pa autorizimin e parlamentit, të SKAP-it të partisë dhe gjykatëses. Ky është një akt i padenjë, mashtrim i një njeriu të paguar apo papaguar që turpëron veten në radhë të parë. Mendon se në Shqipëri nuk funksion interneti dhe ku udhëtari mund të vijë dhe të lëshojë cdo shpifje apo trillim. Ai i ka këto për interesa të tij personale. Deklaratën e sotme, i garantoj që do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral. E para nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një partie. E dyta, cilido që mund të ndikohet nga trillimi i deputetit…I them Krichbaum, merr po deshe, provoje inciativën e Berishës të vitit 2012. Vjen këtu dhe flet për ligjet naziste duke mashtruar. Je një gënjeshtar” tha ai.