Jonαda zemër, pse nuk kthehesh me ne në Angli”, tre υogëlushë me pankarta rrëqethëse në ρrotestën për 7-vjeçaren

Prej orës 19:00 para Ministrisë së Brendshme ka nisur protesta për tragjedinë e ndodhur në plazhin e Potamit,

ku humbi jetën tragjikisht 7-vjeçarja Jonada Avdia si pasojë e përplasjes nga gomonia, e drejtuar nga komisari Arjan Tase.

Tre vogëlushë me pankarta, me mbishkrime prekëse në duart e tyre janë shfaqur mes protestuesve.

“Jonada zemër, pse nuk kthehesh me ne në Angli”, lexohet në një nga pankartat.

Ndërkohë në një tjetër pankartë shkruhet: “Nuk do të kthehemi as ne, pa drejtësi për ty”.