Në protestën e 7 korrikut, e cila ishte thirrur nga Rithemeli, u bë virale një foto e deputetes Grida Duma, e cila shfaqej me disa bodyguard të veshur me të zeza.
Gjatë një interviste në “ABC e Mëngjesit”, ku ka folur për shumë dimensione të saj, ajo ka sqaruar si qendron e vërteta.
Duma ka bërë të ditur me humor se ata janë kushërinjtë e saj dhe vishen me të zeza.
“Ai djali me mjekër është djali i dajës tim. Janë dy kushërinjtë e mi ata, i dua shumë dhe i përshëndes. Aq shumë vishen me të zeza sa qëllon edhe kështu.
Ata kanë hasur shumë vështirësi me gazin lotsjellës. Ata janë gjithmonë me mua.
![](https://www.korrieri.com.al/wp-content/uploads/2022/07/fhhfdfd.jpg)
Do ta them me modesti që pak njerëz në politikë sjellin njerëzit e vetë. Ata vijnë dhe unë i them mirë që vini po pse rrini kaq serioz”, ka thënë ndër të tjera deputetja.