Kυndërofensiva: Ushtria ukraίnase çan mbrojtjen rυse dhe përparon thellë në Kherson, çfarë dihet deri tani

Po bëhen dy ditë nga nisja e kundërofensivës së ushtrisë ukrainase për të rimarrë territoret e pushtuara në rajonin Kherson Oblast.

Ndonëse informacionet janë të pakta, pasi zyrtarë të ushtrisë ukrainase i kanë kërkuar gazetarëve të mos shpërndajnë informacion, nga frika e ndonjë dekonspirimi, flitet se trupat ukrainase kanë arritur të përparojnë thellë në drejtim të qytetit të Khersonit, duke thyer mbrojtjen ruse.

Vetë rusët kanë pranuar avancimin e trupave ukrainase, por duke thënë se gjatë misionit ukrainasit “kanë humbur shumë njerëz si dhe 30 mjete të blinduara të cilat kanë ecur mbi trupat e tyre të vdekur”. Ky raportim nuk është konfirmuar me fakte.

Dyshohet se luftimet janë në një fazë tepër intensive dhe nga të dyja krahët ka humbje të mëdha. Rajoni i Kherson Oblast është strategjik për të ardhmen e luftës.

Aktualisht aty dyshohet se ndodhen rreth 20 deri në 25 mijë ushtarë rusë, gati të bllokuar pas shkatërrimti të urës Antonovski mbi lumin Dinipro që rrethon zonën.

Gjithashtu nga burimet ruse pranohet humbja e rreth 70% të territorit në qytetin Vysokopillya.

Lexo edhe: Ukraina nis kundër-ofensivën e madhe në Kherson, 25 mijë ushtarë rusë të bllokuar në zonë

Kontrolli mbi qytetin Vysokopillya