Këngëtari i njohur υdes ραpritur në moshën 34-vjeçare

Reperi dhe aktori i njohur amerikan Aaron Carter është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare. Mediat amerikane raportojnë se i riu u gjet i vdekur në vaskën e shtëpisë së tij. Policia u njoftua përmes një telefonate se 34-vjeçari ishte mbytur në vaskë.

Nuk dihet nëse ngjarja është vrasje, vetëvrasje apo aksidentale. Hetuesit amerikanë të departamentit të vrasjeve janë duke mbledhur prova.

Aaron Carter fitoi famë në fund të viteve ’90, duke hedhur në treg 4 albume muzikore. Albumin e tij të parë ai e publikoi në vitin 1997 kur ishte vetëm 9 vjeç. Carter shiti 1 milion kopje të këtij albumi, ndërsa albumi i dytë trefishoi shitjet.

Aaron Carter kishte shkuar në turne edhe me Backstreet Boys gjatë kulmit të popullaritetit të tyre, pasi vëllai i tij i madh ishte pjesë e grupit.

Vitet e fundit 34-vjeçari ka patur probleme ligjore si dhe ka qenë përdorues i substancave narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *