Komρania Kastrati νjedh kΙientët. Ja si fυnksionon skema

Çmimi i naftës sot tek kompania Kastrati ishte 198 lekë. Se çfarë cilësie është dhe ndryshimi me naftën e Malit të Zi, shkodranët e dinë më mire se kushdo.

Problemi edhe më i madh qëndron se kjo kompani vjedh me sasinë. Përmes metodave të sofistikuara kanë arritur të vjedhin konsumatorin me një teknikë interesante.

Këta hajdutë litrat e parë i kanë të sakta në volum. Pra nëse ju mbushni një shishe 2 litroshe do të merrni 2 litra naftë. Ama nëse ju mbushni serbatorin plot me 80 litra ju do të merrni rreth 10 % më pak ose rreth 72 litra.

E sfidojmë kompaninë Kastrati të na hedhë në gjyq për këtë lajm tek Drejtësia që ka bërë Soros-i. Në të kundërt pas disa ditëve, nëse nuk vjen fletëthirrja, do të nisim publikimin e fakteve se si serbatori 80 litrosh “merr” 88 litra naftë te Kastrati. Shpresojmë që nuk do të vinë mjeshtrat e Malit të Zi ndërkohë, e të dalim bllof./SHkodraNews