Kompania shqiptare prodhon ambulanca “Made in Albania” për Rumaninë

Kompania shqiptare Timak Albania duket se po shtrihet fuqishëm në prodhimin e makinave jovetëm në Shqipëri por edhe në rajon e Europë.

8 ambulanca Made in Albania u fotografuan sonte në Qafë Thanë me destrinacion Rumaninë.

Kjo tregon se serioziteti i kompanive shqiptare tashmë në Europë ka marrë dhenë dhe po konkurojnë bindshëm tregjet.

Pak javë më parë kompania publikoi edhe prodhimin e makinës ushtarake shqiptare.