Krerët e ushtrisë greke dhe turke do takohen në Tiranë

Krerët e ushtrisë së Greqisë dhe Turqisë do të zhvillojnë një takim ditën  e premte në Shqipëri, si pjesë e masave për ndërtimin e besimit midis dy vendeve.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Shefat e Shtabeve të Përgjithshëm të dy vendeve do të takohen në margjinat e Takimit të 17-të të Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të Vendeve të Ballkanit.

Në një konferencë për shtyp, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes turke njoftoi gjithashtu se një delegacion nga Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Turke do të vizitojë Kolegjin Helenik të Mbrojtjes Kombëtare nga e premtja deri të dielën.