Janë publikuar pamjet nga sherri mes Arkimed Luashajt (Stresi) dhe shokëve të tij me reperin BMT, emri i vërtetë i të cilit është Benardin Simoni.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, shihe se disa djem të rinj fillimisht e kanë ndaluar BMT në rrugë ndërsa po ecte me makinë dhe më pas e kanë goditur.
Nga fragmenti i shkurtër i sherrit që është publikuar, shokët e Stresit godasin dhunshëm reperin e TBA-së, madje njëri prej tyre mban një shkop në dorë duke i dëmtuar edhe automjetin në të cilin ndodhej. Ndërsa Stresi dëgjohet gjatë videos duke sharë dhe ofenduar reperin tjetër.
“Ça k*rin shani kur s’keni sedër, s’keni sedër s’keni asgjë. Të q*fsha laviren”- dëgjohet të thotë Stresi.
Sherrin e ka bërë fillimisht me dije vetë Stresi me anë të një story në Instagram. “Familja është e shtrenjtë, mos ia shani askujt. Ky gangsteri,”-shkruan Stresi krahas një fotoje të përgjakur të BMT-së.
Pas kësaj ngjarje, Stresi ka realizuar një “live” në Instagram me Noizyn, ku ky i fundit e pyet me ironi çfarë kishe bërë sot.
“Uroj me kaq o zemra se…,”-dëgjohet të thotë Rigelsi gjatë live-it.
Ndërkohë nga ana tjetër Stresi i është përgjigjur se e ka familjen më të shenjtë.
“Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka rëndësi,”-thotë Arkimedi.
Disa kohë më parë, Biiemtii ka realizuar një “live” në TikTok ku ka kërcënuar Stresin se do ta vrasë. Ky mendohet të jetë edhe shkaku i sherrit mes reperëve.
“Ti më ke borxh Arkimed Lusha, deri ditën që të vdes. Ishalla më vret ta bëftë zoti hallall. Veçse ma ke borxh. Deri ditën që të vdes do të jetoj me shpresën me ta marrë jetën. Po ta bëj publike. Unë kam me të vra,”-është shprehur anëtari i TBA-së./panorama/