Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Cetinje të Malit të Zi.
Sipas raportimeve në mediat e vendit fqinj, një person ka hapur zjarr duke vrarë të paktën 10 persona, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Dyshohet se autori i ngjarjes, një 34-vjeçar ka vrarë familjen e tij dhe më pas ka dalë në rrugë duke hapur zjarr ndaj qytetarëve. Mes viktimave dyshohet se ka edhe fëmijë.
Disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi me armë dhe janë transportuar për mjekim në spital.
Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Motivet e ngjarjes së rëndë, në qytetin që banohet kryesisht nga serbo-malazezë, janë ende të paqarta.