Lezhiaηja: B.υrri më rr έmbeυ kur isha në g jimηaz, por letra që gjeta poshtë derës…

Një histori e denjë për telenovela është pikërisht kjo e 27-vjeçares nga Lezha, e cila dyshimet se bashkëshorti e tradhëton i ka ngritur mbi një letër.

Historia e pazakontë është rrëfyerajo. “Mirëdita njerëz të mirë.

Duket si telenovelë, por unë kam gjetur poshtë derës së shtëpisë një letër ku thuhej se burri më tradhëton me dikë tjetër, më të madhe se unë.


Jam 27 vjeçe dhe burrin e kam 39 vjeç. Jemi martuar me dashuri, më vinte tek gjimnazi dhe pa mbaruar vitin e katërt më rrëmbeu, sepse familja nuk ishte dakord.

E para se kishim diferencë moshe, e dyta sepse kishin ëndrra për mua që të studioja në Shkodër ose në Tiranë.

Por unë e doja shumë dhe vazhdoj ta dua, edhe nuk dëgjova askënd nga familja ime dhe u martuam. Kemi një djalë 3 vjeç e gjysëm.

Burri punon, kurse unë kam pak që kam nisur një kurs parukerie. Marrdhënia me burrin nuk ka qenë aq e fortë pas lindjes së djalit,

por kam fajësuar punën e tij të zgjatur dhe djalin që s’na lë kohë të kalojmë bashkë.

Në letër kishte edhe mesazhe intime që kishin shkëmbyer të dy. Të fotografume dhe dukej qartë numri i telefonit i burrit tim.

Motra ime e vogël që merr vesh nga teknologjia më tha që diçka e tillë edhe mund të manipulohej.

E tmerrshme kur pashë ato SMS, burri im krejt pervers. I tregova burrit letrën dhe u tërbua.

Më tha që e kanë bërë: Shoqet e mia k***vat ë parkueria se na kanë inat që ne kemi familje.

Në fakt unë burrin e besoj, por ndihem dhe nervoze. Po sikur ai të jetë duke më tradhëtuar vërtetë?

E tjetra të ma marrë? Se ky nuk vjen në shtëpi veçse me u la dhe me fjet?”, shkruan ajo.