Lindi me ρrobleme në zemër: 4-υjeçari që υdiq në Greqi i lidhur me babain e tij, i kërkoi ta merrte në traktor

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lefkadën në Greqi pasi një 4-vjeçar shqiptar humbi jetën kur traktori që drejtonte babai i tij u përmbys. Sipas mediave greke, familja e Sokolit(emri i shqiptarit) është një nga familjet më të dashura në Karya, Egluvi dhe gjithë Lefkadën.

30-vjeçari shqiptar jetonte me bashkëshorten e tij dhe djalin 4-vjeçar të quajtur Florian. Kur Floriani lindi me një problem në zemër, babai i vendosi qëllim vetes që t’ia bënte sa më të mirë jetën djalit të tij. Ai punonte ditë e natë që të mund të siguronte operacionet dhe çdo gjë tjetër që i nevojitej djalit të tij të vogël dhe deri më tani ia kishte dalë. I vogli po bëhej më mirë dhe kishte nisur shkollën.

Ai kishte një marrëdhënie varësie me të atin. Ditën e djeshme kur shqiptari mori traktorin për të shkuar mbi Agios Donatos për të mbledhur dru, djali i vogël i kërkoi që ta merrte me vete. Babai e mori në traktor bashkë me nipin e tij 16-vjeçar. Por teksa po ngjiteshin në terrenin malor, traktori u përmbys.

Babai arriti të nxirrte djalin e tij nga traktori dhe e mori në krah deri te ambulanca. I vogli humbi jetën ndërsa kushëriri i tij 16-vjeçar u plagos rëndë në këmbë.

Pas procedurës së autopsisë, 4-vjeçari do të udhëtojë drejt Shqipërisë ku dhe do të varroset.