“Liria ka emër” – Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dua Lipa dhe Rita Ora në mbështetje të çIirimtarëve

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë reaguar në rrjetet sociale pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Dua Lipa ka publikuar në Instagram Story logon e UÇK-së, të shoqëruar me hashtagun “Liria Ka Emër”.

“Liria ka emër” - Dënimi i ish-krerëve të

Në një tjetër postim, këngëtarja ka publikuar të dhëna lidhur me pasojat e luftës në Kosovë, duke përmendur rreth një milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1 mijë e 24 fëmijë të vrarë, 20 mijë persona të dhunuar dhe 1 mijë e 600 të zhdukur.

“Liria ka emër” - Dënimi i ish-krerëve të

Edhe Rita Ora ka reaguar në Instagram pas vendimit të Hagës. Ajo ka publikuar një fotografi të “Image of Kosovo”, ku shfaqet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Liria ka emër” - Dënimi i ish-krerëve të

“Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi”, shkruhet në përshkrimin e fotografisë së publikuar nga këngëtarja.

Reagimet e dy artisteve shqiptare vijnë pas aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, një vendim që ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.