Mbγtja dhe hedhja në liqen e Martin Çeços, flet Tina ‘molla e sherrίt’: Te Valteri ρυnoja te stalla e loρëve, Martini më shkruante

Mjë ngjarje tronditi opionin publik pak ditë më parë kur tre persona akuzohen se mbytën dhe hodhën në liqen Martin Çeçon nga fshati Kolanec. Sherri u bë një vajzë.

Protagonistja e ‘mollës së sherrit’, vajza me emrin Tina gjatë një emisioni televiziv ka deklaruar se Martin Çeço i kishte shkruar në rrjetet sociale.

Ajo më tej ka deklaruar se nuk e njihte të ndjerin Martin Çeço dhe se celularin ia ka sekuestruar policia për llogari të hetimeve ku dhe është bërë kqyrja e bisedave me mesazhe.

Por sipas policisë shkaku i vrasjes së Çeços dyshohet të jetë pikërisht xhelozia për Tinën e njërit prej personave të arrestuar si të dyshuar, Valter Mollajt.

Ky i fundit është nga fshati Marjan, ku jeton me bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur. Pak metra larg shtëpisë së tij ndodhet dhe banesa e familjes së Tinës.

Gjatë hetimeve është zbuluar se Valter Molla ka qenë në një lidhje me Tina Pajollarin, dhe kur ka parë Martin Çeçon të fliste më të në celular është bërë xheloz.

Por Tina dhe mamaja e saj kanë mohuar lidhjen me Valterin i cili është komshiu i tyre.

Ato pranuan vetëm se Valter Mollaj dhe familja e tij i kanë ndihmuar dhe se Tina punonte në stallën e tyre dhe ndihmonte me lopët.