Me Ιαps e letër, Shqipërisë i mjafton një ρikë, por askush nuk bën llogari. Kërkohet kreu i Grυpit E dhe rekordi i pikëve

“Jemi me dy këmbë në Evropian”, u shpreh presidenti Duka pas suksesit kundër Çekisë. Nuk ishte një deklaratë në të nxehtë, por një ndjesi e fortë duke parë atë që dhuruan kuqezinjtë, por sigurisht një parashikim i orientuar nga shifrat dhe përballjet në vijim.

Në një kohë kur Shqipëria po shijonte pak nga suksesi i tyre kundër Çekisë, duke përgatitur me qetësi miqësoren kundër Bullgarisë, Polonia ngeci në një barazim 1-1 përballë Moldavisë. Me një kombinim me më pak fat, Shqipëria do të festonte që të dielën në mbrëmje zyrtarisht kualifikimin për në “Euro2024”, nëse Çekia nuk do të mposhte Ishujt Faroe me një penallti të konvertuar në gol në minutën e 76-të.

Pavarësisht këtij fakti, është thjeshtë çështje kohe dhe shifrash që të sigurojmë një biletë për në Gjermani. Ky kualifikim mund të vijë që në 17 nëntor, në transfertën kundër Moldavisë, ku djemve të Sylvinhos i duhet vetëm një pikë, mjafton të mos humbasin përballë Moldavisë për të festuar kualifikimin për herë të dytë në Evropian. Shqipëria mund të kualifikohet dhe duke marrë zero pikë në dy ndeshjet e mbetura. Mjafton që në sfidën me Moldavinë të humbasë me një gol diferencë dhe sfidat Poloni-Çeki, Çeki-Moldavi të dalin barazim. Në çdo rast, nëse Shqipëria del me pikë të barbara me të gjithë rivalët, do të kalonte më tej, pasi ka shifra më të mira në përballjet direkte.

Grupi E

Këto janë thjeshte projeksione, pasi askush në radhët e kuqezinjve nuk futet në fushë me laps e letër, por në dy sfidat e fundit kërkojnë 6 pikë të plota, për t’u kualifikuar si të parët në Grupin E dhe për të thyer rekordin e pikëve të grumbulluara në një kualifikuese. Për momentin ndodhemi në krye me 13 pikë në 6 ndeshje.