Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar nga një gjykatë angleze me 1 vit e 3 muaj pasi u kap në një fermë kanabisi në Sheffield.
Gjatë aksionit për kapjen e Emanuel Markut, policia sekuestroi 109 bimë kanabisi dhe gjeti shqiptarin të fshehur në papafingon e shtëpisë së Barit. 22-vjeçari shqiptar u justifikua kur tha se ai kishte një borxh të madh për të larë në Shqipëri për shkak të përfshirjes së tij në lojërat e fatit dhe abuzimit me drogën.
Përmes avokatit të tij, Emanuel Marku ka thënë se ai kishte një fëmijë i cili i kishte ndërruar jetë dhe pas kësaj ai kishte filluar të përdorte kokainë dhe të luante kumar.
“Pas asaj humbjeje, i pandehuri filloi të përdorte drogë, kryesisht kokainë, filloi të luajë bixhoz. Për shkak të përdorimit të drogës dhe lojërave të fatit ai ishte futur në borxhe me bandat shqiptare të trafikut të drogës”, është shprehur avokati.
Marku pretendoi se familja se atij i kishin kërcënuar familjen nëse nuk shlyente borxhin dhe për këtë arsye i duhej të punonte në fermën e kanabisit.
22-vjeçari Emanuel Marku, fillimisht kishte nisur të punonte në lavazh pasi kishte mbërritur me kamion në Britaninë e Madhe.
Sipas avokatit të tij, personat që e kërcënonin Emanuel Markun e kishin rritur shifrën e borxhit duke e çuar në 30 mijë paund. Për këtë arsye, sipas avokatit, atij i duhej të fitonte duke punuar në ‘shtëpinë e barit’.
Emanuel Marku edhe pse pa precedent të mëparshëm penal u deklarua fajtor nga gjykata për kultivimin e kanabisit të klasit B dhe pas dënimit të tij do të dëbohet për në Shqipëri.