Më 1 Gυsht sytë drejt qiellit, shijoni spektaklin me një sυρerhënë

Ditën e parë të Gushtit, hëna do të jetë 357.530 km larg Tokës. Kjo është superhëna e parë e Gushtit dhe e dyta nga katër superhënat e vitit.

Hëna sillet rreth Tokës në trajtë eliptike ndaj ajo herë është më afër saj e herë më larg. Një superhënë ndodh kur hëna e plotë ndodhet në pikën më të afërt orbitale me planetin tonë.

E para ndodhi më 2-3 Qershor kur hëna e plotë ndodhej 361.934 km larg. E treta dhe më e afërta do të jetë më 30 Gusht kur hëna do të jetë në një largësi prej 357.344 km.