Një e re e quajtur Ketjona ka denoncuar në redaksinë e JOQ një aksident që i ka ndodhur pak ditë më parë. Vajza rrëfen se një shofer i quajtur Petrit Z. e ka përplasur me makinë tek kryqëzimi i 9-Katësheve të mërkurën e kaluar, duke i shkaktuar dëme të shumta shëndetësore.
Vajza shpjegon se shofer Petriti u fut me të kuqe dhe e hodhi disa metra tutje. Për pasojë, ajo ka mbetur e dëmtuar dhe ka nevojë për fizioterapi, e cila është goxha e kushtueshme dhe e papërballueshme për buxhetin e vajzës e cila është rrogëtare.
Ajo shton se Petriti e mbylli muhabetin me policin në vendngjarje dhe tani i ka kërkuar që ai të ofrohet për t’i paguar seancat e fizioterapisë. Mjeku i ka dhënë vajzës 2 javë raport për të mos u paraqitur në punë si paaojë e dëmtimeve fizike që ka marrë nga përplasja me makinë.
Vajza shkruan:
“Pershendetje JOQ! Une jam Ketjona. Diten e Merkure ne oren 13:00 tek kryqezimi te 9 katshet, nje shofer me emrin Petrit u fut me te kuqe dhe me hodhi tutje. E rregulloi muhabetin me policin dhe mua me dha nr e telefonit. Une bera konsulte me mjekun dhe kam nevoje per fizioterapi dhe 2 jave me raport nuk shkoj dot ne pune.”