Medίa gjermaηe ngre aIαrmin: “Në Shqipëri dhe Kosoυë vepron ushtrίa e Erdogaηit”

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i kalojë Turqisë kontrollin e të gjithë territorit shqiptar, duke vënë në pikëpyetje Sigurinë Kombëtare.

Gjatë takimeve të zhvilluara në Ankara, vetë kryeministri ka njoftuar se nëpërmjet Turqisë do të ndërtohet një sistem kontrolli për territorin e vendit me dronë superinteligjentë. 

Detaje për projektin, i cili ka ngritur pikëpyetje të mëdha, mbi sigurinë e vendit, dha edhe ministrja e infrastrukturës edhe Energjisë,

Belinda Balluku ,e cila gjatë një interviste televizive deklaroi se do bëhet kontrolli i territorit me anë të droneve dhe kamerave të vendosura kudo.

Ndërkohë mediat gjermane shkruajnë sot se Erdogan ka ngritur një ‘ushtri hije’ që operon jashtë vendit.

Sipas investigimit të portalit T-Online, bëhet fjalë për një kompani mercenarësh që kryen operacione të ndryshme dhe shitje arm/atimesh për vendet e huaja.