Një polic 32-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, si pasojë e një aksidenti rrugor në Greqi, kur motori me të cilin po lëvizte u përplas me një makinë.
Mediet greke> raportojnë se aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 11 në autostradën e Atikës.
Sipas informacioneve, polici 32-vjeçar, i cili shërbente si roje për një avokat të njohur, ishte duke lëvizur me motor.
Kur drejtuesi i mjetit përpara frenoi për të shmangur një qen, polici fatkeq u përplas në pjesën e pasme të mjetit.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes.