Nυsreti në krίzë, vetëm 10 kΙientë në restorantin e ri në Mγkonos, kuzhinieri merr vendimin e ρapritur

Kuzhinieri i famshëm turk, Nusret, i njohur ndryshe si Salt Bae, ka çelur sezonin e tij veror në ishullin turistik luksoz Mykonos.

Sipas mediave vendase, restoranti i tij i ri, i cili fokusohet ekskluzivisht tek burgerët, duket se nuk ka pasur një hapje të suksesshme.

Deri tani klientët numërohen me gishta dhe atmosfera nuk është si në sezonin e kaluar.

Nusret, i cili është një as në marketingun dhe promovimin e imazhit të tij, ka nisur menjëherë të ndryshojë strategji për të afruar klientët.

Ai ka servirur një menu surprizë prej 28 eurosh, ofertë e cila do të jetë për disa ditë.

Nusret tashmë ka filluar të postojë foto dhe video në rrjetet sociale, por sipas një klienti që shkoi kohët e fundit, në restorant kishte rreth dhjetë njerëz në orën nëntë të mbrëmjes.

Klienti tha se i duhet shumë punë për të mbushur sipërmarrjen e tij të re.