Nga Ιekët e Kozakut tek kërcënίmet që merr, emigrαnti υiral tregon gjithçka

Andrea është një nga personazhet të dalë në dritë prej llogarisë së tij në TikTok ku merr me mijëra klikime. Ai ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal peçin, ku tregoi mbi videot që aq shumë ndiqen por njëkohësisht marrin reagime.

Andrea shpesh ka folur për prapaskeat e historive të Përputhen, apo ndodhitë në Big Brother, por fansat e personazheve në fjalë nuk kanë qenë më mirëkuptuesit:

“Treshja e Bermudës, Beatrix-Bora-Donald. Pëlqimet janë të ndryshme, por fansat e Beatrixit kanë menduar se unë kam diçka personale që shkonin në ofendime. Ka qenë periudha e Big Brother, që fansat e këtyre të treve ishin në sulm.”

Jo vetëm komente negative, por Andrea ka pasur situate ku është ndjerë i kërcënuar nga VIP-at për të cilët ka bërë video.

“Ka qenë Antonela dhe Bruno. Antonela më ka thënë që do më denoncojë. Me Brunon pas një bisede të rriturish ka arritur të kuptoj që Andrea flet atë që transmeton jo diçka personale.” – sqaroi Andrea duke shprehur se tashmë ka një marrëdhënie të mirë me Brunon.

Ai ka reaguar edhe mbi shifrat marramendëse që Kozak, një tjetër fenomen TikToku, merr nga rrjeti social. Ai tha se ishte thjesht në kuadër të shakasë, dhe kjo shaka gjithashtu është mirëkuptuar nga protagonisti i videos.

“Dëgjon një sherr dhe më thotë ‘ja e shikon andrea? E shan, e rrahën e vranë’. E unë i them moj mama po unë nuk shaj njeri. Lëre fare, nuk e kuptoj pse merresh. Më thotë ‘Pash njërën, kishte komentuar mirë, ja kështu bëj si kjo tipja.’” – tha Andrea me humor, duke cilësuar të ëmën si personin më të shqetësuar nga aktiviteti i tij në TikTok.

Përtej gjithçkaje, Andrea ndan me ndjekësit edhe përditshmërinë e tij. Prej vitit 2016 ai jeton në Itali, dhe rrëfen jetën si emigrant.

“Kam qenë punëtor si gjithë emigrantët për të bërë një punë brenda normave për të ngrënë bukë. Përfitova dokumentat fillova punë në magazinë. 2019 le të themi, arrita të marr sera me qera, në hesap tim që të gjitha të ardhurat të më vijnë mua.” – tha Andrea duke cilësuar se të ardhurat i merr me punë dhe jo nëpërmjet llogarisë në TikTok./abcnews.al