Ngjarja e rëndë me 3 hυmbje jete në Athinë/ Publikohet fotoja e njërit prej të υiktimave, si ndodhi ngjarja (EMRAT)

Sherri mes dy bandave për të cilat policia greke thonë se janë shtetas shqiptarë ka sjellë vdekjen e tre personave mbrëmjen e së shtunës në Athinë.

Media greke Newsbomb.gr ka publikuar foton e njërit prej të vdekurve në masakër, i cili dyshohet se është shqiptar.

Sipas mediave vendase, sherri ka ndodhur mes dy familjeve shqiptare të cilat dyshohet se merreshin me shpërndarje droge. Dy viktimat Jani T. dhe Gëzim A., të cilët ishin arrestuar në maj për trafik narkotikësh. Përplasja ka nisur pasi njëri prej tyre dyshonte se kishte qenë tjetri që e kishte spiunuar duke e çuar në pranga.

Gjithçka nisi mëngjesin e së shtunës, kur anëtarët e dy familjeve u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre personale. Megjithatë, atmosfera nuk vonoi të përkeqësohej dhe shumë shpejt ata u përplasën me armë.

Pak pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou , në Kato Patisia, një “Mercedes” me një drejtuese femër dhe dy pasagjerë të tjerë është afruar dhe ka qëlluar një drejtues motori të ri, duke e plagosur rëndë.

Motoçikleta ndiqej nga babai i viktimës, në një makinë tip “Audi”, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë. Babai, gjithmonë sipas burimeve të ELAS-it, ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit dhe e ka plagosur për vdekje.

Pasagjeri i Audi-t, i cili tentoi të vraponte për t’u mbrojtur, u godit dhe u plagos nga një makinë që kalonte. Në të njëjtën kohë, pasagjeri i “Mercedes”-it i cili më parë kishte hapur zjarr është larguar nga makina. Menjëherë pas kësaj ai ka ndaluar një shofer që kalonte dhe i ka marrë me armë mjetin, një “Yaris” i zi dhe iku drejt Agioi Anargyros.

Policia greke u vu menjëherë në lëvizje për gjetjen e shqiptarit të arratisur nga Patisia. Ai e lokalizoi atë në 124 Avenue, në Agioi Anargyrou, ku dyshohet se kishte për qëllim të kryente një grabitje në një lokal.

I dyshuari ka tentuar të ikë në këmbë. Makina e patrullës e ka ndjekur. Më pas, burri ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë, duke plagosur njërin në këmbë, ndërsa i dyti ka marrë një plumb lart në shpatull. Policia iu përgjigj zjarrit, duke plagosur për vdekje autorin e armatosur. Ndërkohë është arrestuar edhe drejtuesja femër e “Mercedes”-it