Ngjarje rëndë/ Βυrri heΙmon grυσn dhe dy υαjzat e tij, më pas υetëvritet!

4 anëtarët e familjes janë gjendur të vrarë në banesën e tyre në Francën Perëndimore teksa provat tregojnë që i ka vrarë babai.

38-vjecarja u gjet në dhomën e gjumit në katin e dytë, ndërsa vajzat 8 dhe 11 vjeç në katin e parë, secila në dhomën e vet dhe në shtratin e tyre.

Sipas prokurorisë, burri një 41- vjeçar u gjet i vdekur në katin e parë ,ndërsa i vrarë u gjet edhe qeni që i përket familjes.

Njoftimi është dhënë nga nëna e 38-vjeçares, ku nuk kishte komunikuar me vajzën e saj që në datën 29 tetor.

Burri punonte në një fabrikë mermeri në zonë, ndërkohë që çifti ishte i martuar që në qershor të vitit 2009 sipas gazetës “Le Télégramme”

Shkaku i ngjarjes së rëndë sipas dëshimive është ndarja e çiftit, ku i dyshuari kryesor duket se ka helmuar dy fëmijët dhe bashkëshorten e më pas është vetëvrarë.

Policia ka qenë në krye të hetimeve dhe po shqyrton akuzën e vrasjes, ndërsa do të bëhen autopsitë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.