/Ngjarje shokuese! Gruaja mαskohet si infermiere, fυtet në maternitet dhe υjedh të saρolindurin

Ngjarje shokuese! Gruaja mαskohet si infermiere, fυtet në maternitet dhe υjedh të saρolindurin

Një grua ka marrë peng një bebe të sapolindur në një spital në Spanjë duke u maskuar si infermiere e duke i thënë stafit se do të kryente disa “analiza gjaku”.

Policia vendase tha se ajo ishte pikasur dhe u larguanga vendngjarja por kishte lënë beben në hyrjen e një apartamenti.

Një 24 vjeçare është akuzuar për pengmarrjen e një bebeje në Bilbao, në veri të Spanjës, pasi iu arrestuar të mërkurën kur u zbulua nga kamerat e sigurisë.

Grabitësja me gjakftohtësi u kishte thënë anëtarëve të tjerë të stafit se do të merrte mostra gjaku për analizë teksa ecte me beben në krahë, tha kreu i qeverisë së rajonit Basque, Josu Erkoreka.

Policia vendase tha më pas se bebja ishte gjetur e braktisur në një zonë periferike të Bilbao dhe ishte në shëndet të mirë, megjithë tmerrin e kaluar.

Mediat vendase raportonin se i porsalinduri u gjet në hyrjen e një ndërtese banimi në sheshin Plaza de El Carmen.

“Isha duke përgatitur mëngjesin kur dëgjova zilen. Pashë te syri po nuk kishte njeri, por kur hapa derën bebja ishte aty i shtrirë në qilimin e hyrjes.”

“U mallëngjeva, mendoja për prindërit e shkretë dhe për fëmijët”, tha rezidentja që kishte bërë zbulimin.

Autoritetet thonin se gjithçka sinjalizonte se gruaja kishte tentuar të merrte peng disa bebe pasi kishte hyrë në disa dhoma dhe kishte tentuar të njëjtin stil me nënat që ishin në spital “por tentativat e para nuk kishin funksionuar”.

Një deklaratë e policisë thoshte: “Në kohën e rrëmbimit ajo kishte veshur një uniformë të bardhë doktori, por më vonë ishte parë e veshur me bluzë me mëngë të shkurtra, streçe dhe atlete.

Në mënyrë të ngjashme një grua është arrestuar muajin që shkoi në Kaliforni pasi e veshur si infermiere kishte hyrë në repartin e maternitetit me qëllim vjedhjen e një bebeje.